Një i ri 20-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë pushimeve në plazhin e Dhërmiut.
Anid Hoxha nga Rahoveci i Kosovës ka humbur jetën teksa ka qenë duke luajtur volejboll me shoqërinë e tij në bregdetin e Dhërmiut.
“Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 14.07.2025, pranë një plazhi në Dhërmi, në fushën e volejbollit, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale shtetasi A. H., 20 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhej me pushime së bashku me shoqërinë e tij”, njofton policia.
Autopsia mjekoligjore për rastin do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes së 20-vjeçarit.




