Arrestohet shoferi 28-vjeçar, përplasi për vdekje 62-vjeçarin

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia e Shtetit ka arrestuar një 28-vjeçar pasi një natë më parë përplasi me makinë një 62-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë në aksin ”Elbasan-Bradashesh”.

Fatkeqësisht blutë bëjnë me dije se 62-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. I riu raportohet se po e drejtonte makinën i dehur.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 28 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”, shtetasi L. B. dyshohet se duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur shtetasin Xh. R., 62 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka humbur jetën në spital”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Share This Article