Shpërthen bombola e gazit në 1 apartament, 1 i vdekur dhe 8 të plagosur, mes tyre 1 fëmijë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një shpërthimi i fuqishëm tronditi mesditën e sotme një pallat, ku ka shkaktuar një viktimë. Një 83-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e ngjarjes së rëndë, e cila shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale në ndërtesë.

Shpërthimi i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga një bombol gazi, ndodhi në një apartament, duke shkaktuar shembjen e mureve të banesës dhe dëmtimin e një pjese të shkallëve të pallatit në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan. Forca e shpërthimit ishte e madhe, ndërsa banorët e zonës kanë përjetuar momente paniku dhe frike. Disa prej tyre e përshkruan ngjarjen si një tronditje të jashtëzakonshme, që u shoqërua me dëme të rënda në strukturën e ndërtesës.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit mbërritën forcat zjarrfikëse, policia dhe strukturat e emergjencës, të cilat nisën evakuimin e banorëve përmes mjeteve dhe shkallëve të emergjencës.

Humbja e jetës së 83-vjeçarit e rëndon bilancin e kësaj ngjarjeje tragjike, ndërsa pritet që grupet hetimore të përcaktojnë shkaqet dhe rrethanat e sakta të shpërthimit.

Share This Article