Data 31 korrik është caktuar si dita e fundit për lirimin vullnetar të hapësirave publike të zëna pranë akseve rrugore kombëtare.
Kryeministri Edi Rama ka theksuar se pas këtij afati do të ketë masa ndëshkuese për të gjithë subjektet që refuzojnë të zhvendosen.
“31 Korriku është afati i fundit për lirimin vullnetarisht të hapësirave nga subjektet e vendosura pranë akseve kombëtare, të cilat janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore. Penalizime për të gjithë ata që refuzojnë të zhvendosen,” – ka deklaruar kryeministri Rama.




