Mediat kanë publikuar emrat dhe fotot e gjashtë personave që mbetën të vrarë në Greqi. Sipas raportimeve nga mediat, thuhet se ata i përkisnin një bande vrasësish të njohur si Dalton, të udhëhequr nga kryemafiozi turk Baris Boyun, që ndodhet në arrati.
Mes të vdekurve është edhe Doruk Ersu Buyuktudus, një nga njerëzit më të afërt të Buyun, i cili kishte qenë i burgosur në Itali për një kohë të caktuar. Abdurrahman Tekru, Ozkan Kaan Tozlu, Baris Cagan, Omer Kanza dhe Burak Tahmaz janë personat e tjerë të vdekur, sipas gazetës turke Milliyet.
Sipas të njëjtit burim, pas vrasjes një llogari e Tik Tok e quajtur “banda e Red Kit” ngarkoi një video dhe foto duke thënë “ne morëm hakmarrjen”.
Madje, gazeta raporton se autoritetet greke kanë kontaktuar me ato turke për të vërtetuar nëse postimet në fjalë janë të vërteta si dhe nëse ka informacione për viktimat.
Grupi i turqve banonin në një shtëpi të fshehtë në Lutsa, shumë afër vendit ku u vranë.
Në fillim, mediat greke raportuan se dyshohej se të vrarët ishin shqiptarë por më pas u tregua se bëhej fjalë për shtetas turq, me dokumentacione franceze.