VIDEO/Skandal mjedisor në Këlcyrë, bagëtitë e ngordhura pushtojnë përroin e fshatit, institucionet heshtin

Jugulajm.net
2 Min Read

Kjo situatë është një prej më të pazakontave në dekadat e fundit, që po ndodh në Qarkun e Gjirokastrës.

Bagëti të ngordhura që dergjen në përroin e tharë në fshatin Psar, Bashkia Këlcyrë.

Situata është mjaft serioze nga fakti që përroi i tharë tashmë nga mungesa e rreshjeve, është shumë afër zonave të banuara, çka mund të ndikojë në përhapjen e ndonjë epidemie, apo sëmundjeve të transmetueshme nga kafshët tek njerëzit. Derimë tani s’janë konstatuar raste të tilla, por që situata qëndron vërtetë alarmante.

Sipas informacioneve nga banorët, në këtë përrua mund të jenë hedhur dhjetëra kokë bagëti me muaj të tërë dhe kjo në fakt dëshmohet qartë dhe nga skeletet që ka fokusuar kamera. Banoret shprehen se ndjehen te kërcënuar nga kjo situatë.

Ajo çka e bën këtë situatë edhe më shqetësuese, është mungesa e reagimit nga ana e institucioneve përgjegjëse.

Sipas kryeplakut të fshatit Psar, Nexhip Laze, kjo gjendje ka dy muaj dhe derimë tani sipas tij, institucionet e veterinarisë në rreth apo qark, kanë qëndruar indiferente karshi ankesave zyrtare që ka bërë ai tek këto institucione.

Nga ana e saj Bashkia e Këlcyrës është vënë në dijeni për këtë situatë dhe ka informuar institucionet ligjzbatuese për të identifikuar autorët e mundshëm të kësaj masakre mjedisore.

Ndërkaq, zyra rajonale e veterinarisë në Gjirokastër nuk ka patur fare dijeni për këtë masakër mjedisore dhe ka dërguar në terren inspektorët e saj për të identifikuar rastin në fjalë. Dhe Drejtoria e Mjedisit po ashtu nuk ka reaguar fare.

Share This Article