Një 52-vjeçar nga Kuçova ka humbur jetën në spitalin e Traumës pas dhunës nga një 20-vjeçar. Mësohet se i riu e ka dhunuar 52-vjeçarin Lefter Bicaku, pasi e ka kapur duke i vjedhur pulat. Fatkeqësisht, Bicaku nuk i ka mbijetuar dot plagëve.
Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, por mesditën e sotme 52-vjeçari ndërroi jetë.
Familja Brisku në lagjen “11 Janari” në Kuçovë ka hapur pasditen e sotme dyert e mortit, në pritje të trupit të viktimës, ndërkohë që në banesën 2- katëshe të 20-vjeçarit Bjorsi Shushari (tashmë i shoqëruar nga policia pasi po procedohej fillimisht pas ngjarjes në gjendje të lirë),gjithçka është e mbyllur, shkruan balkanweb.
Familjarët e viktimës Lefter Brisku kërkojnë drejtësi për 52-vjeçarin, që sipas tyre u masakrua në mënyrë barbare nga i riu për dy pula.