Procedohen babë e bir nga Toçi, u konfliktuan me 2 persona të tjerë për motive pronësie

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Ç. dhe M. Ç., 40 vjeç (babë e bir), të dy banues në fshatin Toç, pasi janë konfliktuar me shtetasin G. K. dhe bashkëshorten e tij, për motive pronësie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article