Zjarri ka përfshirë gjatë orëve të kësaj pasdite parkingun e një pallati në zonën e “Stadiumit të Dinamos” në kryeqytet.
Përmes një njoftimi zyrtar Policia e Shtetit bëjnë me dije se rreth orës 18:20 të kësaj të diele në rrugën “Gjik Kuqali” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për evakuimin e banorëve. Ndërkohë që forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në rrugën “Gjik Kuqali” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve. Ndërkohë shërbimet e zjarrfikses po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Në përfundim të hetimeve do të keni një informacion më të detajuar për rastin.