Anila Dhimitri, kandidatja e Përmetit e cila do refuzohet nga socialistët e thjeshtë në 11 maj

Jugulajm.net
2 Min Read

Anila Dhimitri është kandidatja që do të përfaqësojë socialistët e Përmetit në garën e 11 majit.

Përzgjedhja e saj në këtë listë në minutat finale, erdhi si rrjedhojë e presionit në rritje dhe kundërshtisë që patën “ajka” socialiste e Përmetit ndaj kandidaturës së Edjon Maliqit, të riut të jashtëzakonshëm përmetar të cilit Rama i kushtoi një Podcast të tërë.

Mirëpo duke parë se xhelozia kapërcen çdo fragment të tërësisë së konkluzioneve, Mirela Kumbaro për të qetësuar këtë “ajkën” e përmbledhur tek kryetari i PS Përmet dhe tek drejtori i infermiereve, të cilët janë miq të pandarë me njëri-tjetrin në kohë fushatash, e pa të udhës që të nxirrte për kandidate, as më shumë e as më pak një person që me gishta numëron që të ketë simpati ne qytet.

Anila Dhimitri për shumëkënd në Përmet është personi më i urryer, madje ata qe e njohin nga afer thone se ja merr në kthesë për ligësi edhe vetë Mirela Kumbaros.

Shumë hallexhinj që kanë patur probleme me pagesat e prapambeura të energjisë elektrike, shprehen për Jugulajm.net, se ajo nuk i ka toleruar asnjë muaj më tepër por u’a ka prerë energjinë elektrike, ndërkohë që kjo rreptësi nuk vlen për njerëzit e partisë dhe bizneset që lulëzojnë dhe shpërdorojnë energjinë elektrike me linja të dyfishta në mbarë Përmetin.

Nejse, kjo çështje do të jetë objekt i hulmumtimit tonë sesa dorëlëshuar ka qenë Anila me bizneset e partisë dhe sa katile ka qenë me qytetarët e thjeshtë dhe fukarenjtë, që në Përmet janë sa gjysma e votave që ka fituar kryebashkiakja, Alma Hoxha, në zgjedhjet e fundit vendore.

Për këto dhe të tjera Anila Dhimitri do të refuzohet turpshëm nga elektorati socialist, në radhë të parë të cilët më së shumti pritet që t’a orjentojnë votën tek Tërmet Peçi.

Kaq tani për tani për Anilën drejtoreshën në detyrë të OSHEE Përmet.

Share This Article