Aksident me një të vdekur në aksin rrugor Pogradec – Qafe Thanë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Mëmëlisht.
Burime pranë vendit të ngjarjes thanë se viktima është përplasur nga një automjet i cili po qarkullonte në afërsi të këtij kryqëzimi.
Gjithashtu mësohet se viktima ka qenë duke lëvizur në këmbë kur ka marrë e goditjen fatale me pasojë vdekjen.
Policia në vendin e ngjarjes po heton për rrethanat e këtij aksidenti.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Mëmëlisht, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Mëmëlisht.
55-vjeçari si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vëndngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, kapjen e vënien në praga të autorit të aksidentit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.