Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë magazinat në zonën e ish-NPA-së në Gjirokastër gjatë mbrëmjes. Flakët kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në rreth gjysmën e qytetit.
Ka qene ora 23:30 kur ka rene zjarri në një magazinë që shërbente për aktivitetin e lyerjes së automjeteve, në rrugën pranë ”Fushës së Vjetër”.
Menjëherë shërbimi zjarrfikës u nderhyri për shuarjen e flakeve magazinë dhe paraqiste rrezik serioz për përhapjen e zjarrit drejt dy pallateve të banimit që ndodheshin në afërsi të saj.
Pas 1 ore e gjysme u bë i mundur izolimi i plotë i vatrës dhe neutralizimi i rrezikut të përhapjes së zjarrit. Pas një pune intensive, zjarri u shua plotësisht.
Nga zjarri u dogj vetëm magazina, ndërsa ndërhyrja me kohë bëri të mundur mbrojtjen e dy pallateve të banimit, duke shmangur dëmtimin e banesave, automjeteve të parkuara në afërsi dhe çdo cenim të jetës apo shëndetit të qytetarëve.
Nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesat dhe automjetet përreth.
Ndërkohë, organet ligjzbatuese po vijojnë punën për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të rënies së zjarrit.




