Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja sa shkon nafta dhe benzina…

Jugulajm.net
1 Min Read

Bordi i Transparencës ka përcaktuar tarifat e reja të tregtimit të karburanteve në vend, të cilat hynë në fuqi këtë të shtunë prej orës 12:00.

Ndryshimi vjen në zbatim të shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve për të mbrojtur konsumatorët dhe konkurrencën e ndershme.

Nafta do të shitet me pakicë maksimumi 212 lekë/litri dhe jo më shumë se 200 lekë/litër për shitjen me shumicë, ndërsa benzina 179 lekë/litri për shitjen me pakicë dhe jo më shumë se 167 lekë/litër për shitjen me shumicë.

Këto çmime do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit. Ministria e Ekonomisë, Financave dhe Energjetikës ka paralajmëruar të gjithë operatorët e tregut se çdo shkelje e këtyre tavanëve do të ndëshkohet me pezullim të menjëhershëm të aktivitetit.

Share This Article