Shpallet në kërkim 38-vjeçari, rrahu punonjësen e OSHEE-së

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 38-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një punonjëseje të OSHEE-së gjatë kryerjes së detyrës.

Ngjarja ka ndodhur më 25 prill 2025, rreth orës 13:00, në rrugën “Artan Lenja”,  Tiranë, ku punonjësja R. H., 37 vjeçe, kishte shkuar për të kontrolluar sahatin e energjisë elektrike në një lokal në pronësi të shtetasit S. C.

Gjatë këtij momenti, 38-vjeçari dyshohet se e ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime fizike. Viktima ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka nisur punën për lokalizimin dhe arrestimin e autorit, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Share This Article