Sherr me sende të forta, 1 i plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një përplasje me sende të forta është shënuar mbrëmjen e sotme në një rezidencë në zonën e Lundrës, në periferi të Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se nga përleshja ka mbetur i plagosur një person.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, ndërsa ende nuk dihen rrethanat apo shkaqet që çuan në konfliktin e dhunshëm.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të përplasjes, si dhe për të identifikuar autorët e përfshirë.

Share This Article