LAJM I FUNDIT/Trafik droge, SPAK në aksion, 13 urdhër-arreste, mes tyre edhe zyrtarë policie

Jugulajm.net
1 Min Read

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një aksion në Shkodër, ku janë lëshuar 13 urdhër arreste, mes tyre edhe zyrtarë policie.

Burime bëjnë me dije se tetë persona janë arrestuar, ndërsa 5 të tjerë janë në kërkim. Grupi kriminal dyshohet se trafikonte drogë nga Amerika Latine.

Mësohet se mes të të arrestuarve ka edhe zyrtarë policie, ndërsa aksioni ka nisur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.

Grupi dyshohet se ka trafikuar 850-1000 kg drogë. Ndërkaq urdhër-arrestet janë firmosur nga prokurori Adnan Xholi.

Në kërkim është shpallur zyrtari i policisë, Erjon Dani. Ky i fundit ka ushtruar detyrën edhe në komisariatin nr.3 në Tiranë. por ka disa kohë qe është larguar nga policia. Operacioni ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në Sky Ecc.

Share This Article