Humb jetën 62-vjeçari, ra nga lartësia teksa punonte

Jugulajm.net
0 Min Read

Një 62-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme teksa punonte në ndërtim.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Golemit, ndërsa i dëmtuari, që ka rënë nga lartësia, mësohet se ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Durrësit.

Dëmtimet e shumta dhe hemorragjia e madhe i kanë sjellë vdekjen, ndërsa për rastin është informuar edhe policia e cila po heton për rrethanat e ngjarjes.

Share This Article