Eurodeputetja suedeze, Arba Kokalari, ka uruar besimtarët Katolikë për festën e Pashkëve nga Gjirokastra, qyteti i origjinës së familjes së saj.
Vizita e saj në qytetin e njohur për vlerat historike dhe kulturore vjen në kuadër të festave, ndërsa eurodeputetja ka zgjedhur ta ndajë këtë moment me ndjekësit e saj, duke rikujtuar edhe lidhjen familjare me këtë zonë.
Arba Kokalari është politikane shqiptaro-suedeze dhe pjesë e partisë më të madhe opozitare në Suedi, Partia e Moderuar.
Ajo është zgjedhur eurodeputete në vitin 2019 në Parlamenti Evropian, duke u bërë deputetja e parë me origjinë shqiptare në këtë institucion.




