Mbyllet pas 2 dekadash, “Lamtumirë Skype”…

Jugulajm.net
1 Min Read

‘Lamtumir Skype”, edhe pak ditë dhe një nga platformat më të vjetra të komunikimit nuk do të funksionojë më.

Microsoft, pronari i Skype, njoftoi se më 5 maj do ta mbyllë zyrtarisht këtë platformë komunikimi, pas më shumë se dy dekadash ekzistencë.

Siç është deklaruar nga Microsoft, qëllimi i tyre është të thjeshtojnë ofertën për përdoruesit dhe të përqendrohen në “platformën e tyre të fuqishme të biznesit Teams”, në të cilën miliona përdorues të mbetur të “Skype” do të ridrejtohen në ditët në vijim, raporton Independent.

Skype u lançua në vitin 2003 në Estoni dhe u përhap shpejt si një mënyrë për të bërë telefonata falas në mbarë botën, një lloj revolucioni duke marrë parasysh se telefonatat ndërkombëtare në telefonat tradicionalë dikur ishin shumë të shtrenjta.

Share This Article