Itali, 50-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, sapo ishte liruar nga burgu

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku trupi i pajetë i një burri u gjet në stacionin e tramvajit në Arcirpressi të Firences.

Mediat vendase raporotjnë se viktima është identifikuar si një 50-vjeçar shqiptar që jetonte në Viterbo, teksa ende nuk dihen shkaqet e humbjes së jetës. Gjithashtu, bëhet me dije se 50-vjeçari sapo ishte liruar nga burgu.

Ekipi i mjekësisë ligjore dhe policia lokale po vijojnë hetimet, teksa linja e tramvajit u mbyll për disa orë për shkak të hetimeve.

Raportohet se po mblidhen dëshmi, prova, pamje filmike dhe të dhëna për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.

Share This Article