Aksident te “Plepat e Kardhiqit”, gjermani me “BMW” godet këmbësoren 38-vjeçare nga Humelica

Jugulajm.net
1 Min Read

Rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Plepat e Kardhiqit”, shtetasi gjerman M. W., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasen Z.I., 38 vjeçe, banuese në fshatin Humelicë, (këmbësore), e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Share This Article