EMRI/ Prangoset 42-vjeçarja, lindi foshnjën në shtëpi e më pas e hodhi në lumë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 42-vjeçare është arrestuar nga policia e Krujës pasi ka hedhur në lumë foshnjën e vet të porsalindur.

Leta Koçi është paraqitur vetë në Komisariatin e Krujës ku ka deklaruar se pasi ka lindur foshnjën mëngjesin e kësaj të hëne e ka hedhur në lumë.

Ajo ka pretenduar se foshnjën e ka lindur të vdekur dhe e ka futur në qese më pas e ka hedhur në lumin e Tapizës.

Menjëherë uniformat blu kanë nisur kërkimet në lumë, por pa rezultat pasi foshnja nuk është gjetur dhe dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur