Moderatorja Roza Lati ka reaguar publikisht pas publikimit në internet të videove intime ku shfaqet kompozitori Adrian Hila dhe disa personazhe publike, si edhe hetimet që lidhen me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, e cila u zbulua se ishte në një romancë me Ergys Agasin.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, prezantuesja u është drejtuar personave që, sipas saj, e kanë ofenduar dhe etiketuar me terma denigrues sa herë që ajo është shfaqur në intervista apo dalje publike.
“Për ju k***at. Meshkuj e femra. Që në çdo dalje timen në intervista, shani e fyeni. Pa më njohur personalisht”, shkruan ajo, duke kundërshtuar etiketimet që i janë bërë në rrjetet sociale.
Roza Lati thotë se mënyra e saj e të qenit, të cilën e përshkruan si të drejtpërdrejtë, rebele dhe të sinqertë, nuk duhet të përdoret si argument për ta paragjykuar apo për ta lidhur me skandale seksuale.
Duke iu referuar zhvillimeve të fundit, moderatorja përmend rastin e videove intime të Adrian Hilës, çështjen Hyseni–Agasi dhe “eskortat” në burgje.
“Se për të parë s’keni parë gjë! Në të gjitha këto skandale: jo me Adi Hilën, jo me Ergys Agasin, jo me eskortat e burgjeve. E lexuat gjëkundi emrin tim?”, shprehet ajo.
Postimi i plotë:
Kete sms tani e kam per: Per ju k*rvat. Meshkuj e femra. qe ne çdo dalje timen ne intervista, shani e fyeni. Pa me njohur personalisht. Me quani pros*tute e me quani kuve Per cfare? Se jam tip i shkathet? Se jam rrebele? Se jam çapkene? Se flas HAPUR? Se jam E SINQERTE?
Se per te pare s’keni pare gje! Ne te gjitha kto skandale: Jo me Ad Hilara Jo me Ergys Agasra Jo me eskorta Burgjesh. E lexuat gjekundi emrin tim? Per cfare e beni Nje Vajze personazh publik K*rve??? Kur emri nuk i eshte perlyer ASNJEHERE Ne skandale seksuale? As publikisht as privatisht. Per cfare e keni kte mllef qe shani mo vlla?
Nje koment qe me cuan… Shkruante: “Kjo me kete tip qe ka i heq breket posht tavolines.” E ke gabim! Une ti vesh breket ty ne koke -me kete tip qe kam. Mos i ngaterro gjerat.
Une jam rritur me trauma, kam pare dhune e skena agresive qe s’ja uroj asnje femije! Dhe kete tip qe kam sot, E kam SE KAM KUPTUAR RENDESINE E JETES, QE NE FEMIJRI. Sa e shtrenjte eshte JETA. Dhe sa k*rva ka ky popull. Qe te drejton gishtin e vete me mut. Ty, qe je e paster.
Ishte e nevojshme te reagoja. Ejjjjjjj….. thirri mendjes!!! Nuk jam une k*rva ktu mes nesh! As emrin e as fytyren s’ma ke pare ne asnje skandal.




