VIDEO/Interes i madh rregjistrimesh në Universitetin “Eqrem Çabej”, 20% më shumë se vitin e kaluar

Jugulajm.net
2 Min Read

Rreth 500 studentë të rinj nisin këtë vit studimet në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, duke shënuar rritje të interesit për institucionin e arsimit të lartë në jug të vendit.Interesi më i madh i maturantëve është për Infermierinë, Ekonomikun dhe programet profesionale dyvjeçare, ndërsa një rritje të interesit ka edhe për disa prej programeve të teknologjisë dhe shkencave.

Ndryshe paraqitet situata në degët e mësuesisë, të cilat vijojnë të jenë më pak të preferuarat nga të rinjtë. Sipas rektorit te Universitetit Jaho Canaj, kete vit jane rregjistruar gjithsej 20 studente te rinj ne degen e Mesuesise dhe Parashkollorit pra nga 10 studente per secilen dege. Megjithatë, pavarësisht numrit më të ulët të regjistrimeve në disa prej këtyre programeve, këtë vit asnjë degë nuk rrezikon mbylljen.
Sipas rektorit, rritja e numrit të studentëve është veçanërisht e rëndësishme për një universitet rajonal, në një kohë kur numri i maturantëve në vend vijon të jetë në rënie. Në raundin e parë të regjistrimeve, universiteti kishte rreth 300 studentë, rreth 50 më shumë se në të njëjtën fazë të vitit të kaluar. Ndërsa pas përfundimit të procesit, shifra e studentëve të rinj arrin në rreth 500.

Universiteti “Eqrem Çabej” ofron programe studimi në fushat e shkencave shoqërore, natyrore dhe edukimit, ndërsa sfida kryesore mbetet rikthimi i interesit të të rinjve për profesionin e mësuesit. Ndersa do te hapen dyert edhe per te gjithe te huajt te cilet pervec se punojne ne Shqipëri do të kenë mundësi dhe të studiojnë. Interesi ka qënë i lartë nga shtetasit e vendeve të treta !

Share This Article