EMRAT/ Humb jetën 64-vjeçari, ra nga kati i 2-të i banesës teksa punonte në “Varosh”, arrestohet punëdhënësi

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në lagjen “Varosh” të Gjirokastrës, ku një 64-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një banese gjatë punimeve.

Viktima është Agron Nika, 64 vjeç, banues në Dimal, i cili ishte marrë për të kryer punime në banesën e djalit të një shtetasi nga Fieri me emrin Jani Fuli, i cili u arrestua nga Policia e Gjirokastrës.

Arrestimi është bërë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Share This Article