LAJM I FUNDIT!! (EMRI) Aksion i SPAK, shoqërohet administratori i inceneratorit të Elbasanit

Jugulajm.net
2 Min Read

SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë zhvilluar një aksion në Elbasan gjatë ditës së sotme, në kuadër të një hetimi që lidhet me menaxhimin e mbetjeve dhe marrëdhëniet e kompanive që operojnë në këtë sektor me bashkitë e qarkut.

Mësohet se gjatë aksionit është shoqëruar në komisariat Leli Kaja, administratori i shoqërisë “ECO-ELB”, kompani e krijuar nga bashkitë e qarkut të Elbasanit për menaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve. Dokumentet zyrtare të bashkive e identifikojnë Kajën si administrator të shoqërisë.

Sipas të dhënave të raportuara, Kaja është vënë në pranga në kuadër të veprimeve hetimore që lidhen me mënyrën e menaxhimit të mbetjeve, si dhe marrëdhëniet financiare dhe kontraktuale të kompanisë me bashkitë e qarkut.

Hetimet pritet të hedhin dritë mbi mënyrën e funksionimit të shërbimit të trajtimit të mbetjeve dhe kontratat e lidhura mes “ECO-ELB” dhe njësive vendore.

Aksioni i SPAK dhe BKH vjen në një kohë kur menaxhimi i mbetjeve në Elbasan është prej kohësh objekt i hetimeve dhe debatit publik. Në korrik 2025, raportime mediatike bënë me dije se ishin kryer kontrolle edhe në banesën e Leli Kajës, në kuadër të hetimeve për çështjen e impiantit të mbetjeve në Elbasan.

Deri në këtë fazë nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK për masat e sigurisë apo akuzat konkrete që lidhen me veprimet e sotme hetimore.

Share This Article