Arrestohet berberi, shiste hashash në berberhane, procedohet edhe vëllai i tij

Jugulajm.net
2 Min Read

Është vënë në pranga ditën e sotme nga Policia e Shtetit, një berber, pasi efektivët kanë konstatuar se 44-vjeçari mbante doza Cannabis Sativa, që posedoheshin me qëllim shitjen, si dhe përforcues grushti, në  biznesin e tij në Kuçovë. Gjithashtu është proceduar penalisht edhe vëllai i tij, shtetasi F. T., 40 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Mbanin në 2 subjektet e tyre, lëndë narkotike, me qëllim shitjen, dhe armë të ftohta, vihet në pranga 44-vjeçari dhe procedohet penalisht vëllai i tij.

Sekuestrohen sasi dhe doza Cannabisi, mjete prerëse dhe përforcues grushti.

Në kuadër të kontrolleve permanente, në ambiente të ndryshme, me qëllim konstatimin dhe goditjen e vënies së tyre në funksion të veprimtarive kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, arrestuan shtetasin L. T., 44 vjeç, banues në Kuçovë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për vëllanë e tij, shtetasin F. T., 40 vjeç.

Në subjektin (berberhane) dhe në banesën e të arrestuarit u gjetën sasi dhe doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që posedoheshin me qëllim shitjen, si dhe përforcues grushti.

Ndërkaq, në subjektin (servis për automjete) e të proceduarit u gjetën 2 mjete prerëse (thika).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Share This Article