EMRI-FOTO/ Ndërron jetë 65-vjeçari, u përplas nga autobusi në aksin ”Delvinë Sarandë”

Jugulajm.net
1 Min Read

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës në Tiranës 65-vjeçari i cili u aksidentua ditën e djeshme në aksin rrugor ”Delvinë-Sarandë”.

Sipas raportimeve, 65-vjeçari Agim Vocka u përplas nga një autobus pranë kthesës së fshatit Bajkaj.

Fillimisht ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku u konstatua se kishte pësuar traumë të rëndë në kokë.

Por, më pas ai u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së rënduar.

Por, pavarësisht përpjekjeve, 65-vjeçari ku mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë sot te Trauma.

Share This Article