Disa lëvizje ka pasur këtë të premte në Policinë e Shtetit.

Mësohet se shefi i komisariatit Nr. 1 në Tiranë, Petrit Hala është emëruar shef i Komisariatit të Librazhdit.

Në postin e tij në komisariatin Nr. 1 ka shkuar Altin Lila. Ky i fundit deri më tani ka qenë shef i Komisariatit Nr. 3 në Tiranë.

Tek 3-shi do të shkojë Bled Rreshka, i cili ka qenë te komisariati Nr. 3 nga sektori i vrasjeve në Elbasan.

Gjithashtu do të ndërrohet edhe shefi i komisariatit Nr. 4 në Tiranë, ku është emëruar Sali Skura.

Raportohet se ndryshime ka pasur edhe në në Policinë Kufitare, kêshgu Arben Caka, do të jetë drejtojë drejtorinë kufitare në Durrës.

Lëvizjet janë bërë me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut.