Dy të rinjë shqiptarë kanë përfunduar në pranga nga policia italiane mbrëmjen e kaluar.
Ata kanë sulmuar më thikë një 19-vjeçar në Rimini të Italisë.
Sipas medieve të huaja, dy 20-vjeçarët kanë raportuar në gjykatë se e kanë sulmuar 19-vjeçarin për para dhe cigare.
19-vjeçari është ndaluar nga dy shqiptarët, të cilët i kanë kërkuar hua kartën e shëndetit për të blerë një paketë cigare.
Pasi kanë shkuar për të blerë paketën, i kanë kërkuar para.
Kur ka refuzuar, e kanë goditur me thikë në bark.