LAJM I FUNDIT/ Aksident, “Audi” përplaset me “Volkswagen”, plagoset 1 prej shoferëve

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur këtë të premte, ku pak minuta më parë në aksin Fier- Patos, në vendin e quajtur “ Çesma e Mbyetit”.

Një automjet tip “ Audi” është përplasur me mjetin tip “ Volkswagen” dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i “Audit”.

Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërkohë që shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe disiplinimin e trafikut.

Share This Article