Merr flakë dyqani në katin e 1 të një pallati

Jugulajm.net
0 Min Read

Flakët e zjarrit kanë përfshirë katin e parë të një pallati në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se zjarri ka rënë në një dyqan rrobash.

Si pasojë e flakëve janë djegur plotësisht të gjitha materialet dhe malli që ndodheshin brenda.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Share This Article