Sot u hap rruga Kardhiq-Delvinë.
Në ceremoninë e inagurimit ishte kryeministri Edi Rama, nuk munguan edhe as ministret Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro.
Gjithashtu të pranishëm ishin edhe kryebashkiakët e Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Dropullit, si dhe Kryetarja e Qarkut Gjirokastër.
Tashmë rruga drejt bregdetit të Jonit do të jetë më e afërt.
Rama së bashku me ministrat që e shoqëronin është pritur me këngë nga një grup polifonik.
Në tekstin e kengës thuhej:
I thotë qafa e Skërficës
Luvadhit dhe Gramatesë
Paska dhe male mbi male
Që të çajnë mes për mes.
Tre janë emrat që ja bënë
Këtë dhuratë labërisë
Damjani edhe Balluku
Dhe kreu i qeverisë.