Një sasi prej 145.000 shishe pije alkoolike u sekuestruan paraditen e së enjtes prej financës dhe policisë greke.

Sipas informacioneve sasia rekord e pijeve alkoolike, kishte destinacion Shqipërinë.

Mësohet se 10 konteinerët në të cilën ndodheshin pijet kontrabandë, ishin nisur nga Gjeorgjia dhe mbërritën në pire para 8 ditësh.

Burime nga doganat greke thanë se kishin informacion prej zyrës europiane të parandalimit të mashtrimit dhe falsifikimit(Olaf) lidhur me itenerarin e ngarkesës,ndaj dhe ishin vënë në alarm për bllokimin e sasisë të transportuar.

Prej analizave të kryera në laboratorin shtetëror të kimisë në Athinë,rezultoi se pijet ishin jo origjinale dhe jashtë parametrave të bashkimit europian, ndaj edhe u sekuestruan.

Burimet thanë se informacionet lidhur me itinerarin e ngarkesës iu dhanë prej homologëve të tyre holandezë,me të cilët janë kanë kryer edhe disa operacione të përbashkëta gjatë dy viteve të fundit.

Sasia e mallit u dërgua në magazinat doganore të Pireut, ndërsa hetimet do të vazhdojnë për zbardhjen e linjës së plotë të trafikimit të pijeve alkoolike dhe cigareve mes vendeve lindore dhe bashkimit europian.