EMRAT/ 2 operacione të Policisë Gjirokastër, arrestohen 3 persona pranë Shtëpëzit, 1 tjetër shpallet në kërkim, ja akuzat…

Jugulajm.net
2 Min Read
Dy operacione policore brenda 24 orëve në Gjirokastër përfunduan me tre të arrestuar dhe një person të shpallur në kërkim, për transportim të paligjshëm të emigrantëve.
Gjatë operacionit “Zona 01”, u arrestuan tre shtetas, të dyshuar për transportimin e katër emigrantëve dhe kontrollimin e rrugës për të sinjalizuar praninë e Policisë.
Në operacionin “Zona 02”, një 29-vjeçar që transportonte katër emigrantë nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe braktisi automjetin pranë Memaliajt.
Njoftimi i policise:

Gjirokastër/Zhvillohen në 24 orë, 2 operacione kundër transportimit të emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht, në shtete të BE-së.

Operacionet, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin Operacional dhe me Komisariatin e Policisë Tepelenë.

Arrestohen 3 shtetas dhe punohet për kapjen e një tjetri.

Sekuestrohen 3 automjete dhe 5 celularët e të arrestuarve.

-Gjatë operacionit të koduar “Zona 01”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Apostol Beka, 43 vjeç, banues në Durrës, Ardi Ceka, 38 vjeç, banues në Tiranë dhe Alban Latifi, 45 vjeç, banues në Durrës, pasi 43-vjeçari dhe 38-vjeçari u kapën në afërsi të fshatit Shtëpëz, duke transportuar 4 emigrantë nga Vendet e Treta, ndërsa shtetasi A. L. kontrollonte rrugën, me automjet tjetër, për të sinjalizuar bashkëpunëtorët e tij, për prezencën e Policisë.

-Gjatë operacionit të koduar “Zona 02”, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi Afrim Islami, 29 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier. 29-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, automjetin me të cilin transportonte 4 emigrantë nga Vendet e Treta, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi dhe ka braktisur automjetin te kthesa e Memaliajt. Punohet intensivisht për kapjen e 29-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article