FOTO/Universiteti “Eqrem Çabej” nderon Prof. Dr. Ago Nezhën dhe Prof. Dr. Pëllumb Xhufin me titullin “Doctor Honoris Causa”

Jugulajm.net
2 Min Read
Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, zhvilloi ceremoninë solemne të dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” për dy personalitete të shquara të jetës akademike, studimore dhe kulturore shqiptare: Prof. Dr. Ago Nezha dhe Prof. Dr. Pëllumb Xhufi.
Nëpërmjet këtij akti akademik, universiteti shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen institucionale për kontributin e tyre të çmuar në historinë, kulturën, publicistikën dhe jetën intelektuale shqiptare.
Ceremonia u çel me fjalën përshëndetëse të Rektorit të Universitetit “Eqrem Çabej”, Prof. Dr. Jaho Cana, i cili vlerësoi figurën dhe kontributin e dy personaliteteve të nderuara, duke theksuar rëndësinë që ka për universitetin nderimi i figurave që kanë lënë gjurmë në jetën akademike, kulturore dhe intelektuale shqiptare.
Në referimin e tij mbi figurën e Prof. Dr. Ago Nezha, Prof. Dr. Shyqyri Hysi u ndal te kontributi i tij në publicistikë, kulturë dhe dokumentimin e trashëgimisë shqiptare, duke e cilësuar atë një zë të rëndësishëm të mendimit kulturor dhe qytetar shqiptar.
Prof. Dr. Gëzim Sala, në referimin kushtuar Prof. Dr. Pëllumb Xhufit, vlerësoi kontributin e tij të spikatur në historiografi dhe studimet mesjetare shqiptare, si dhe rolin e tij në pasurimin e mendimit historik dhe akademik shqiptar.
Në fjalët e tyre përshëndetëse, Prof. Dr. Ago Nezha dhe Prof. Dr. Pëllumb Xhufi shprehën mirënjohjen për vlerësimin e akorduar nga Universiteti “Eqrem Çabej”, duke ndarë reflektime mbi rrugëtimin e tyre akademik dhe rëndësinë e universiteteve në ruajtjen dhe zhvillimin e mendimit kulturor e shkencor shqiptar.
Ceremonia u përmbyll në një atmosferë solemne dhe vlerësimi akademik.
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe tekstiMund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe tribunëMund të jetë një imazh i teksti që thotë "G A CBASTES ト"Mund të jetë një imazh i tekstiPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona
Mund të jetë një imazh i teksti
Share This Article