Një MEMO dërguar nga qarqe të larta të PS në qendër drejt kryesuesve të listës së deputetëve nëpër Qarqet e vendit, ka vënë në lëvizje drejtuesit vendorë socialistë për të zbuluar e më pas “siluruar” nga drejtimi i institucioneve, njerëzit që ka promovuar Erjon Veliaj i cili ndodhet në paraburgim për një sërë akuzash të rënda.
Në këtë MEMO, ku Jugulajm.net ka pasur qasje, jepen direktiva të qarta për identifikimin e drejtuesve të institucioneve që njihen si përkrahës së Erion Veliajt, apo që kanë shfaqur haptazi simpati për të dhe njëkohësisht kundër politikave të kryeministrit Rama. Sic dihet Veliaj, ka çelur front të hapur lufte ndaj Edi Ramës ndonëse ky i fundit i dha gjithçka në 14 vite karriere politike pa meritë në PS. Kësisoj, orjentimet janë të qarta: Identifikoni dhe vijoni me procedurat shkarkuese nga postet drejtuese të këtyre individëve në rast se refuzojnë dorëheqjen-thuhet nder te tjera ne MEMO.
Sikurse paralajmëruam, Jugulajm.net ka zbuluar drejtuesit e institucioneve rajonale në Gjirokastër, që njihen si përkrahës të flaktë të Erion Veliajt apo dhe mbështetës të tij nëpër rrjetet sociale apo dhe aktivitete të tjera në distancë.
Në këtë listë të drejtuesve të cilët duhet që të dorrëzojnë çelësat “me të mirë”, janë si më poshtë:
Esmeralda Llongo-Drejtuese e Degës së Sigurimeve Shoqërore Rajoni Gjirokastër.
Arben Gushi-Drejtor i Inspektoriatit Shtetëror të Punës Rajoni Gjirokaster.
Magdalena Margariti-Drejtuese e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Gjirokastër.
Marseda Xarba-Drejtuese e Agjencisë Rajonale të Punësimit dhe Aftësive Rajoni Gjirokastër.
Gentjan Ajdini-Drejtues i IKMT Rajoni Gjirokastër.
Irida Hoxha-Drejtuese e Institutit të Statistikave Rajoni Gjirokastër.
Këta drejtues edhe sikur mos të jenë fare përkrahës të Erion Veliajt, kanë 13 vite në krye të drejtorive rajonale dhe janë të vetmit që po “shijojnë” pushtetin e socialistëve duke ndërruar vendet me njëri-tjetrin pavaresisht se 4 prej tyre nuk kane fare teser partie apo me aktivitet politik. Fati i tyre është vulosur dhe tashmë nuk u ka ngelur gjë tjetër veçse të lirojnë karriket dhe atëherë mund t’i bashkohen Erjonit (jo në burg) por tek idetë e tij “të ndritura” per nje Shqiperi jo te korruptuar sikurse thote i “ndershmi” Erjon.




