Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune (16 shtator) në aksin Rrëshen-Rubik ku për pasojë ndërroi jetë efektivi i Policisë së Mirditës, Gëzim Lazri dhe u plagos një malazez.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:20 në Rrugën e Kombit, ndërsa policia sqaron se ka qenë një manovër e gabuar e shtetasit malazez i cili drejtonte mjetin tip ‘Chevrolet’ që ka shkaktuar aksidentin.
Drejtuesi malazez u përplas me mjetin tip ‘Benz’ që drejtohej nga viktima. Përplasja e dy mjeteve rezultoi fatale për efektivin e policisë, i cili ishte duke u kthyer nga shërbimi për në banesën e tij.
Shtetasi malazez ndodhet në spital për ndihmë mjekësore ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.