Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një rasti dhune në familje.
Vihet në pranga 63-vjeçari që dhunoi nënën dhe bashkëshorten e tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, menjëherë pas kallëzimit të një shtetaseje 83 vjeçe, se djali i saj kishte dhunuar atë dhe bashkëshorten e tij, si dhe se i kishte kanosur ato, se do t’i nxirrte nga banesa e përbashkët, kanë organizuar punën për arrestimin e autorit.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij rasti dhune, si dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi P. A., 63 vjeç, banues në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.