Gjykata e Gjirokastrës lë në burg 39-vjeçarin, u arrestua për ngacmim seksual të 12-vjeçares

Jugulajm.net
1 Min Read

Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, e vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të Klement Kursa.

Seanca u zhvillua sot me dyer të mbyllura nen kryesimin e gjyqtares, Orinda Lloshi.

Prokuroria kishte kërkuar vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit të Kursës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, si dhe caktimin e masës së sigurimit personal.

Ndalimi  i 39-vjeçarit nga Dibra me banim të përkohshëm në Gjirokastër ka lidhje me dyshimet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 12-vjeçare, e cila është bija e bashkëjetueses së tij.

Share This Article