Rikthehet moti i keq, nesër priten reshje intensive në këto qarqe…

Jugulajm.net
1 Min Read
Instituti i Gjeoshkencave njofton se nesër priten reshje intensive, në disa qarqe të vendit, kryesisht në Gjirokastër e Vlorë, dërsa në qarqet Shkodër dhe Korçë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.

Në qarqet e tjera reshjet priten mesatare. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata.
Në veri, lindje dhe juglindje në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 14 °C
në vendet e ulëta: 5 / 12 °C
në vendet malore: 2 / 8 °C
Era nesër pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Share This Article