Vetëm disa ditë pas ngjarjes së rëndë në Gjykatën e Apelit, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja, këtë të premte ka ndodhur një incident tjetër.
Një person i identifikuar si G. M., kërcënoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, tek hyrja e publikut, dhe u shoqërua në polici.
Personi i shoqëruar kishte një gjyq penal, ku ishte i përfshirë vëllai i tij. Ai është shprehur: “Jeni për t’u vrarë të gjithë.”




