Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte, ku dyshohet se një 30-vjeçare është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në Tiranë.
Si pasoje e plagëve të marra ajo ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në rrugën “Ilia Dilo Sheperi”, shtetasja E. Sh., 30 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.
Familjarët e saj kanë deklaruar se vuante nga depresioni.




