Arrestohet gjirokastriti 25-vjeçar, ishte shpallur në kërkim për…

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve Gjirokastër, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. B., 25 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article