Prangoset 24-vjeçari, përndoqi 22-vjeçaren dhe e goditi

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka përndjekur një 22-vjeçare.

Sipas policisë përndjekja e të resë ka qenë e vazhdueshme.

Dhe ditën e djeshme raportohet se e ka goditur edhe me grushte.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Specialistët e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, Tiranë arrestuan shtetasin A24 vjeç, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 22-vjeçare dhe ditën e djeshme e ka goditur me grushte”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article