Përfaqësuesit e shoqërisë civile do ti presin me protesta deputetët të cilët në seancë parlamentare do të votojnë edhe për marrëveshjen e dhënies me koncesion të Butrintit.
Për të kundërshtuar kalimin e menaxhimit të Parkut Kombëtar te privati zhvilluan një tjetër tubim ku paralajmëruan dhe ankimimin e vendimit në Gjykatën Kushtetuese.
Protestuesit u shprehën se qeveria shqiptare ka detyrë të mbrojë parqet kombëtare dhe jo ti privatizojë ato.
“Ashtu si kemi pikëpyetje të mëdhaja si pas Butrintit po bie Durrësi, Driloni, Pallati I Brigadave, Apollonia dhe çdo kala shqiptare. Kjo qeveri është kthyer si një ushtri pushtuese që po merr me radhë kalatë shqiptarë.”
“Ne do të krijojmë një lëvizje të fortë.”
Marrëveshja për Butrintin u miratua disa javë më parë në parlament, por u konsiderua antikushtetuese prej presidentit. Tashmë maxhoranca ka vendosur të rrëzojë edhe qëndrimin e kreut të shtetit duke e miratuar përfundimisht në seancë.