Sot rreth orës 15:30 mblidhet Komisioni i Disiplinës, i cili do të vendosë masat disiplonore ndaj 15 avokatëve që thyen bojkotin e vendosur nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë.
Avokatët pritet të ndëshkohen me gjoba, pezullim licence dhe propozim për heqje licence.
Kujtojmë këtu se disa ditë më parë, kryetari i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia njoftoi se gjatë bojkotit të parë, disa avokatë kanë frekuentuar proceset gjyqësore dhe ndaj tyre në mbledhjen e radhës komisionin i disiplinës do të vendosë masa deri në heqjen e licencës.
Më 7 korrik dhoma e Avokatisë vendosi bojkot të përgjithshëm pa afat të seancave, ndërsa për masat e sigurimit ka vendosur bojkot 10 ditë.
Përjashtim nga bojkoti janë vetëm masat e sigurisë që do të caktohen ndaj të miturve.
Shkak i bojkotit është bërë harte e re gjyqësore që KLGJ i ka propozuar për miratim Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të financave për shkrirjen e 18 gjykatave në vend.
Harta e re gjyqësore parashikon në total 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe shkrirjen e gjykatave të apelit në një të vetme. Avokatët i kërkojnë qeverisë të mos e miratojë këtë skemë.