43-vjeçarja gjendet e pajetë në shtëpinë e saj, dyshohet se…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Sipas informacionit paraprak të policisë, trupi i pajetë i shtetases me inicialet A. M. u konstatua rreth orës 16:00 në fshatin Sovjan, në Maliq.

Nga këqyrja paraprake nuk janë vërejtur shenja dhune.

Dyshimet paraprake janë se 43-vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Share This Article