Gjykata e Posaçme ka dënuar Fatime Kryemadhin me 7 vite e 6 muaj burgim, ku për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i saj është ulur në 5 vite.
Për shkak të moshës, GJKKO ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit, duke e vënë Fatime Kryemadhin në shërbim prove për një periudhë prej 2 vitesh.
Ndërkohë gjykata ka vendosur rrëzimin e kërkesës së SPAK për konfiskimin e vilës së Fatime Kryemadhit.
Për Ema Çokun u vendos dënim me 2 vite burg që iu konvertua me 2 vite shërbim prove.
Ndërsa Pirro Xhixho, babai i deputetes, Erisa Xhixho u shpall i pafajshëm.




