Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës ndaj Pjerin Ndreut, kryetarit të bashkisë Lezhë.

Për shqyrtimin e kësaj dosjeje është caktuar gjyqtarja Etleva Deda, e cila do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim, do të kthehet në SPAK për hetime të mëtejshme, apo do të pushohet.

Pjerin Ndreu mban postin e kryetar të Bashkise Lezhë që nga 30 qershori i vitit 2019.